Peja Team Forum

Forum pėr tė gjitha moshat ...!!!
 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Del ne shitje Programi "Vista" i Mikrosoftit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dard1
Dard1     Dard1
avatar

Numri i postimeve : 218
Age : 23
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

MesazhTitulli: Del ne shitje Programi "Vista" i Mikrosoftit   Sun 17 Jun 2007 - 12:28

Programi i ri Vista i Mikrosoftit ka filluar tė pėrdoret nga bizneset qė nga muaji nėntor ndėrsa tani, ky program i shumėpritur qė ėshtė njė pėrmirėsim i Uindous XP do tė mund tė pėrdoret edhe nga publiku i gjerė pas njė pritjeje 5-vjeēare. Data zyrtare e vėnies nė qarkullim ishte sot dhe dyqanet nuk humbėn kohė. Shumė prej tyre u hapėn qė mbrėmė nė mesnatė pėr tė qenė tė parėt qė shisnin sistemin e ri tė operimit.

U deshėn plot pesė vjet. Por pas disa vonesash qė kishin tė bėnin me sigurimin kompjuterik dhe pas 7 miliard dollarėsh qė u deshėn pėr krijimin e tij, Windows Vista doli sot nė shitje pėr publikun. Xhim Allin, shef i sektorit tė platformave dhe shėrbimeve pranė Mikrosoftit, thotė se sistemi i ri i operimit vendos standarde tė larta pėr njė epokė tė re nė shkencėn kompjuterike.

"Windows Vista ėshtė sistemi mė i rėndėsishėm i operimit qė kemi nxjerrė nė shitje dhe besoj se njė nga produktet mė tė rėndėsishme teknologjike tė krijuara ndonjėherė"-, tha ai.

Allin thotė se Vista do t’i bėjė kompjuterat mė tė sigurt, mė tė fuqishėm dhe dinamikė nga pikpamja grafike. Nė kushtet kur 90 pėrqind e kompjuterave tė botės pėrdorin sistemin Uindows, tregu i Vistės ėshtė gjigand.

"Pėr ne si shitės, ky ėshtė njė moment gėzimi, njė moment qė e kemi pritur pėr shumė kohė dhe mezi prisnim qė tė fillonim shitjen," thotė Abbey Giua, nė njė dyqan tė Virxhinias tė quajtur Microcenter.

Abbey thotė se shitja e Vistės ėshtė njė zgjatim i sezonit tė suksesshėm tė festave. Duke pėrdorur tė njėjtėn taktikė reklamimi si nė rastin e shitjes sė videolojrave vitin e kaluar, dyqane si CompUSA, Best Buy dhe Microcenter, ishin bėrė gati qysh nė orėn 12 tė natės.

Dyqanet e shitjeve thonė se pėr tė arritur fitime maksimale, ata kanė shpenzuar shumė kohė dhe para pėr trainimin e stafeve tė tyre lidhur me karakteristikat e reja tė Vistės, tė cilat sipas Abbey-t, nuk janė thjesht elementė sipėrfaqėsorė.

”Fjala ėshtė pėr mjete tė reja qė i shtohen programit, si kėrkimi i menjėhershėm, pra pėrdoruesi nuk ka pse kėrkon gjithandej nė kompjuterin e tij kur i duhet diēka. Edhe konceptimi grafik pėrbėn njė sukses dhe ėshtė mjaft joshės."- thotė ai.

Dyqanet e shitjes kanė premtuar t’i ulin ndjeshėm ēmimet, pėr tė tėrhequr sa mė shumė blerės. Ata konkurrojnė direkt me vetė Mikrosoftin, i cili po e shet Vistėn me anė tė Internetit.

Kompania Dell Kompjuters, e cila filloi tė marrė porosi pėr kompjutera tė instaluar me Vistėn thonė se kėrkesa ka qenė mė e fortė se sa pritej. Microsofti, i cili shet pesė versione tė ndryshme tė Vistės pėr pėrdorues personalė dhe profesionalė, llogarit se mė shumė se 200 milion njerėz do tė pėrdorin tė paktėn njė nga produktet e tij tė reja deri nė fund tė vitit 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://Www.Hap-Email.Tk
 
Del ne shitje Programi "Vista" i Mikrosoftit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" pėr invalidėt e luftės sė Kosovės
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Shkelzen Gashi: Isa Mulaj: Biografia "e paautorizuar" e disidentit tė pamposhtur dhe tė "xekrravt"
» Kapet nė Tiranė "shqiptari "wanted" i FBI-sė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peja Team Forum :: Informacione :: Internet & Informatik-
Kėrce tek: