Peja Team Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peja Team Forum

Forum pėr tė gjitha moshat ...!!!
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:33

--Emer quhet ajo pjesa e ndryshushme e logjerates qe tregon apo emron sende,frymor dhe fenomene te botes e qe ka kategorikit numri dhe rases.

Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

-titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga "Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinė, Versajė etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:36

--Mbiemer quhet ajo pjes e ndryshushme e ligjerates qe emerton nje cilėsi te emrit me te cilin ai i pershtatet ne gjinit.emer,rasė dhe qe ka edhe kategorikitė gramatikore te shkolles,,...

Mbiemra quhen fjalėt qė shėnojnė se ēfarė lloji ėshtė ose ēfarė vetie ka emri (qen i zi, qen i vogėl, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pėrshtatet nė numėr, gjini dhe rasė me emrin me tė cilin lidhet:

- pėrshtatje nė gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

- pėrshtatje nė numėr :
mjekėt e rinj
mjeket e reja

- pėrshtatje nė rasė :
mjeku i ri
i mjekut tė ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes sė re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen nė dy grupe: mbiemra tė nyjshėm dhe mbiemra tė panyjshėm.
Mbiemra tė nyjshėm janė:
- ata qė mbarojnė me -ė : i bardhė, i mirė, i gjatė;
- ata tė formuar me prapashtesat -(ė)m, -shėm, -(ėt): i mesėm, i shėndetshėm, i hekurt, i ftohtė etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zėnė, i lodhur;
- disa mbiemra qė dalin me -ėr : i vjetėr, i varfėr, i verbėr, i shurdhėr,

Mbiemra tė panyjshėm janė :
- mbiemrat e formuara nga emrat pėrgjegjės me konversion: tiranas, shkodran, korēar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ė)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegės, ngjitės, vlerėsues, ushqyes, rrėmbyes;
- tė gjithė mbiemrat e pėrbėrė: zemėrgjerė, zemėrgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqėror, largpamės, mirėbėrės etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:38

Folje


Folje quhen fjalėt qė tregojnė se subjekti vepron ose pėson diēka ose ndodhet nė njė gjendje tė caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmė se ėshtė fjala pėr njerėz, kafshė dhe sende, po nuk dimė se ēfarė bėjnė ose ēfarė ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollėt u poqėn, macja fle atėherė prej fjalės punon mėsojmė se motra po kryen njė veprim (punon), prej fjalės u poqėn mėsojmė se mollėt pėsuan diēka (u poqėn), prej fjalės fle mėsojmė se macja ndodhet nė njė gjendje tė caktuar (fle).
Fjalėt punon, u poqėn, fle janė folje.

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr, d.m.th. qė pranojnė njė kundrinor:
Beni ēdo ditė lexon gazetėn.
Foljet qė pranojnė njė kundrinor tė drejtė janė folje kalimtare tė drejta:
Blerta ēdo ditė vadit lulet.
Foljet qė mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė janė kalimtare tė zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh qė njė folje tė marrė njėkohėsisht njė kundrinor tė drejtė dhe njė kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė, pra tė jėtė njėkohėsisht folje kalimtare e drejtė dhe e zhdrejtė
Ia dhashė librin Zanės.
Ia afrova Zanės tufėn e luleve.

Folje jokalimtare janė ato qė nuk pranojnė kundrinor: fle, eci, rri, qėndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetėsuar.
Dje fjeta gjithė ditėn.

Disa folje pėrdoren herė si kalimtare, herė si jokalimtare. pėr tė gjetur se cilit grup i pėrkasin duhet parė se nė ē'kuptim janė pėrdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare tė drejta kanė dy forma , formėn veprore dhe formėn joveprore :

Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem


Veprore ( laj, fshij, thaj ) janė foljet qė tregojnė se subjekti vepron ( laj fytyrėn, fshij dhomėn, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet qė tregojnė se subjekti pėson, d.m.th. i nėnshtrohet veprimit tė njė tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:38

Pėremri


Pėremra quhen fjalėt qė pėrdorim nė ligjėrim nė vend tė emrave ose mbiemrave:
Nė strehėn e shtėpisė dallėndyshet vit pėr vit bėjnė folenė.
Ato fluturojnė me shpejtėsi para shtėpisė.
Vjollca i do shumė dallėndyshet.
Ajo kėnaqet kur i shikon ato duke fluturuar.

Pėremrat janė shtatė llojesh :
- vetorė: unė, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

- vetvetorė: vetja, vetvehtja;

- dėftorė: ky, kjo, kėta, kėto, i kėtillė, e kėtillė, tė kėtilla, i tillė, e tillė, tė tillė, tė tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillė, e atillė tė atillė, tė atilla;

- pronorė:
Veta I. im, ime, ynė, jonė, e mi, e mia, tanė, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

- lidhorė: qė, i cili, e cila, tė cilėt, tė cilat, ēka, ē, ēfarė, kush, sa,

- pyetės: kush, cili, cila, cilėt, cilat, ē, ēfarė, sa, i sati, (me, pėr, nga) se;

- tė pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush; njė, ndonjė, njėri, ndonjėri, asnjė, asnjėri; secili, gjithsecili, cilido, ēfarėdo, gjithēka, diēka, ca, disa, tė gjithė etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:39

Ndajfolja


Ndajfolje quhen fjalėt e pandryshueshme qė plotėsojnė para sė gjithash foljen, duke treguar mėnyrė, vend, kohė, shak, qėllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartė dhe saktė.

Ndajfoljet mund tė plotėsojnė edhe njė mbiemėr ose ndajfolje tjetėr:
Detyra ishte tepėr e vėshtirė.
Ata u ngritėn shumė herėt atė ditė.

Por nga kuptimi ndajfoljet janė gjashtė llojesh:
mėnyre, vendi, kohe, shkaku, qėllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MĖNYRĖS
Ndajfoljet e mėnyrės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor mėnyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshėm (=nė mėnyrė tė natyrshme) me tė gjithė.

Ndajfoljet kryesore tė mėnyrės janė:
- mirė, keq, bukur, pastėr, qartė, shkurt, thjesht, qė tregojnė cilėsinė e veprimit. Tė tilla janė edhe ndajfoljet gėzueshėm, natyrshėm, furishėm, etj.;
Vjollca flet bukur frėngjisht.

- menjėherė, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Qė tregojnė ecurinė e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekėt, gjerė, gjtė, thellė, ulėt qė tregojnė pėrmasa:
Toka duhet punuar thellė.

- bujarisht, trimėrisht, artistikisht, besnikėrisht, teorikisht, qė kanė kuptimin e togut nė mėnyrė + mbiemėr: bujarisht (nė mėnyrė bujare), po edhe shqip, frėngjisht, anglisht:
Nė Shqipėri mė pritėn dhe mė pėrcollėn bujarisht (nė mėnyrė bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnė rolin e grupeve parafjalorė plotės vendi.

Ndajfoljet kryesore tė vendit janė:
- afėr, larg, pranė, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjėkund, gjithkund, anembanė, gjithandej, kudo, ngado, asgjėkund, kurrkund, etj, qė tregojnė vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (nė anėn e djathtė).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Nė tė vėrtetė ku dhe nga janė ndajfolje pyetėse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

NDAJFOLJET E KOHĖS
Ndajfoljet e kohės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore tė kohės janė :
- dje, pardje, nesėr, pasnesėr, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, qė tregojnė kohėn e saktė tė kryerjes sė veprimit:
Erdha sot (=ditėn e sotme) nga Tirana dhe do tė nisem nesėr (ditėn e nesėrme).

- njėherė, njė herė e njė kohė, gjithmonė, kurdo, sė shpejti, sė lashti, qė tregojnė njė kohė tė papėrcaktuar:
Sė shpejti do tė organizohet nė Tiranė njė konferencė pėr gjuhėn shqipe.

NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnė rolin e njė grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janė: pėrse, pse tė cilat pėrdoren pėr tė pyetur pėr shkakun e kryerjes sė njė veprimi:
Pse (pėr ēfarė arsyeje) nuk punon edhe ti si tė tjerėt?
Pėrse (pėr ēfarė qėllimi) mė kėrkon?
Kėtu mund tė fshihen edhe fjalėt prandaj, andaj, (=pėr kėtė shkak, pėr kėtė arsye, pėr kėtė qėllim) tė cilat funksionojnė edhe si lidhėza.

NDAJFOLJET E SASISĖ
Ndajfoljet e sasisė luajnė rolin e grupeve emėrore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore tė sasisė janė:
- shumė, pak, tepėr, fort, sė tepėrmi, pėr sė tepėrmi, njėherė, dyherė, etj, qė tregojnė nė ē`masė realizohet veprimi:
E njoh mirė Butrintin, se e kam vizituar tri herė.
Gjeta njė libėr shumė tė vjetėr, tė ruajtur shumė mirė.

- fort, tepėr, sė tepėrmi, njėfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. qė shprehin intensitetin ose shkallėn e njė veprimi a tė njė cilėsie.
Dėgjomė, mua plakun, se di mė tepėr se ti.

SHKALLĖT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet pėrdoren nė shkallėn pohore, krahasore dhe sipėrore, kryesisht ndajfoljet e mėnyrės: mirė, bukur, qartė, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtė, afėr, larg, vonė, herėt, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipėrore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalė me tė cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipėrore e mbiemrave.

- Shkalla pohore
Miri ecėn shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisė : Mirri ecėn aq shpejt sa Genti.
e sipėrisė : Miri ecėn mė shpejt se Genti.
e ultėsisė : Miri ecėn jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipėrore
Miri ecėn shumė shpejt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:39

Parafjala


Parafjalė janė fjalėt e pandryshueshme qė qėndrojnė pėrpara emrave, pėremrave, numėrorėve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrėdhėnie vartėsie ndėrmjet fjalėve :
Punoj me lopatė.
E njoha nga zėri.
U rreshtuan pėr tre.
Ka ardhur njė ftesė pėr ty.
Beni ėshtė i dashur me tė gjithė.
E njohin pėr mirė.

Parafjalėt, sipas strukturės morfologjike, janė tė thjeshta, tė pėrngjitura dhe shprehje :
- tė thjeshta : me, nė, nga, afėr, brenda, larg, para etj.;
- tė pėrngjitura : nėpėr, pėrmbi, pėrveē, sipas, etj.;
- shprehje : ballė pėr ballė, rreth e qark, nė kundėrshtim me, nė lidhje me etj.

Parafjalėt sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen nė :
- parafjalė tė rasės emėrore: nga, te (tek):
Ėshtė nga Tirana.
U rrėzua nga lodhja.
Nga darka do tė dukemi.
Ėshtė i madh nga trupi.
Shtėpitė u ndėrtuan nga vetė banorėt.
Nė krye doli njė nga ish tė burgosurit.
Rrinte te pragu i derės dhe vėshtronte avionėt qė fluturonin.

- parafjalė tė rasės gjinore : me anė, me anėn, nė sajė, nė vend, pėr arsye, pėr shkak, etj.:
Me anė tė njė miku arrita ta kapėrcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet nė sajė tė kontributit qė jep populli.
Ju kemi nė vend tė prindėrve.
Shtėpia mbeti pėrgjysėm pėr shkak tė largimit tė vėllait.

- parafjalė tė rasės kallėzore: nė, me, pa, pėr, mė, mbi, nėn, ndėr, etj.:
Erdhi vonė nė shtėpi.
U takua me vėllain nė Prishtinė.
Nuk rrihet pa punė.
Mira u nis dje pėr Bruksel.
Mė 10 qershor kam ditėlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nėn kėmbė.
Parisi ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukura.

- parafjalė tė rasės rrjedhore: prej, ndaj, pėr, etj.
Ishte prej Durrėsi.
Ndaj tij u morėn masa tė rrepta.
E kapi pėr gryke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitimeTue 19 Jun 2007 - 3:40

Shenjat e Pikėsimit


Shenjat kryesore tė pikėsimit janė : pika(.), pikėpyetja(?), pikėēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikėpresja(, dy pikat(: ), thonjėzat(" „), viza lidhėse(-) .

Pika , pikėpyetja , pikėēuditėsja , dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur .

Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore :
Gazmendi erdhi vonė nė shtėpi (.)
Pikėpyetja shėnon gafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit :
Nga na vjen o djalė (?)
Pikėēuditja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni ( njė e papritur , kundėrshtim , zemėrim , gėzim ) :
Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash (!)
Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntext ose qė mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka (…)

Presja , pikėpresja , kllapat pėrdoren brenda fjalisė .

Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė . Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje :
- njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar :
Artani (,) djali mė i madh(,) punonte nė tregėti …
Njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene :
Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozititve tė popullit : urtėsinė (,) menēurinė e trimėrinė .
Fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme :
Agimi (,) pėr ēudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė
Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshėt (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja . Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė :
Ata qė mė donin , erdhėn ( ata qė s'mė donin , nuk erdhėn .

Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė , lajmėrojnė njė shpjegim , njė varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė (: )as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat nė dimėr .

Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar , shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq )--- Dritėn e priste Agimi .

Thojėzat dhe vizat .
Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė .
(") Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emertimet e rrugėve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon nė rrugėn (")Naim Frashėri(").


Shkurtimet
Njė numėr fjalėsh tė gjata qė pėrdoren shpesh, shkruhen tė shkurtuara sipas njė mėnyre tė caktuar. Kėto fjalė quhen shkurtime. Shkurtimet mė tė pėrdorshme janė:
emrat e gjatė tė shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipėrisė), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Kėto shkurtime shkruhen me shkronja tė mėdha, pa vėnė pikė, as ndėrmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve tė njohura: N.Frashėri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Nė kėto raste pas shkurtimeve vihet pikė;
Disa fjalė qė pėrdoren shpesh: d.m.th. (domethėnė), p.sh. (pėr shembull), etj. (e tė tjerė), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vėll. (vėllimi) etj. Nė kėtė rast pas ēdo shkurtimi vihet pikė;
Njėsitė qė tregojnė masė: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit nė kėto raste nuk vihet pikė.

Fjalėt qė shkurtohen lexohen tė plota. Disa prej tyre mund tė lexohen edhe sipas tingujve tė shkurtuar: ATSh (atėshėja), OKB (okėbėja).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
Sponsored content





Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Empty
MesazhTitulli: Re: Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..   Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik.. Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Emri,Mbiemri,Folja,Peremri,Ndajfolja,Parafjala,Shenjat pik..
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Emri yt Emer Dj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peja Team Forum :: Diskutime & Tema te Ndryshme :: Letersia-
Kėrce tek: